800,000 €
Vilë 3-katëshe 3+1+4 Në Shitje në Gaia Vilas, Mullet, Tiranë - 800000€ | 452 m²
Mullet Gaia Vilas Tirana
Referenca: PROVI342
Shitet Vilë 3-katëshe 3+1+4 Në Shitje në Gaia Vilas, Mullet.
• Sipërfaqja totale: 314.4 m²
• Sipërfaqja neto: 347 m²
• Dhomat e gjumit: 3
• Tualete: 4
• Sipërfaqja e katit nentoke: 110.4 m²
• Sipërfaqja e katit përdhes: 102 m²
• Sipërfaqja e katit të parë: 85.2 m²
• Ballkoni: 16.8 m²
Kompleksi GAIA pozicionuar në një ambient të qetë, të rrethuar nga gjelbërimi në zonën e Mulletit, vetëm 10 minuta nga qendra e Tiranës dhe rreth 2 km nga TEG, Kompleksi GAIA përfaqëson një koncept të ri të jetesës moderne dhe elitare. Projekti është ideuar nga studioja e njohur spanjolle Fran Silvestre Arquitectos dhe përfshin 13 vila ekskluzive, të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore, ku arkitektura inovative harmonizohet me funksionalitetin maksimal.
Koncept Arkitektonik & Performancë Energjetike
Orientimi jug–lindor i vilave siguron ndriçim natyral optimal gjatë gjithë ditës.
Fasadat janë realizuar me tulla termike dhe sistem izolimi kapotë, duke garantuar mbrojtje efikase ndaj humbjeve termike dhe lagështisë.
Çdo vilë është e pajisur me panele fotovoltaike të integruara, duke synuar një konsum energjie minimal, deri në kosto zero.
Strukturë Rezistente & Standarde të Larta Sigurie
Konstruksioni me beton të armuar është projektuar për të përballuar tërmete deri në 8 ballë të shkallës Rihter.
Dyshemetë janë të pajisura me izolim akustik, duke reduktuar ndjeshëm transmetimin e zhurmave ndërmjet kateve.
Taracat disponojnë izolim të dyfishtë, duke kontribuar në uljen e konsumit energjetik vjetor.
Vetratat panoramike me gjatësi 7.5–9 m, të pajisura me xham termik dopio dhe gaz Argon, ofrojnë izolim të lartë dhe ndriçim maksimal natyral.
Kornizat prej alumini janë të integruara në strukturë, pa pragje të dukshme, duke i dhënë vilave një estetikë moderne dhe elegante.
Komfort Maksimal & Teknologji Smart
Sistemi Smart Home (opsional) lejon menaxhimin e ndriçimit, klimës dhe sigurisë nga distanca.
Ndarjet e brendshme realizohen me panele gips-karton të izoluar termikisht dhe akustikisht për funksionalitet optimal.
Soletat e sheshta, pa trarë të dukshëm, krijojnë hapësira të pastra vizualisht dhe fleksibilitet në arredim.
Privatësi, Natyrë & Pamje Unike
Disa nga vilat disponojnë pishina private dhe kopshte të gjelbëruara, ideale për relaks dhe jetesë familjare.
Pamje panoramike nga lugina e lumit Erzen dhe një mikroklimë e freskët falë afërsisë me natyrën.
Çdo vilë ofron parkim privat për dy automjete, duke garantuar rehati, siguri dhe privatësi.
Kompleksi GAIA është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një jetesë cilësore, të qëndrueshme dhe luksoze, në harmoni të plotë me natyrën, pa hequr dorë nga afërsia me kryeqytetin. Për informacion të detajuar ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni.